Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Dragashit, të enjten, me shumicë votash kanë miratuar vendimin për ndërprerjen e investimeve të mëtejme në ndërtimin e mini-hidrocentraleve në tërë territorin e kësaj komune.
Gjatë debatit në seancën e jashtëzakonshme të KK-së është sqaruar se organet komunale të Dragashit deri më tani kanë dhënë mbi 9 pëlqime për mini-hidrocentralet, me qëllim të përkrahjes së investimeve dhe zhvillimit ekonomik, dhe se me miratimin e këtij vendimi kërkesat e ardhshme të kësaj natyre nuk do të shqyrtohen më nga KK-ja, shkruan sot Koha Ditore.
Seanca e jashtëzakonshme e KK-së së Dragashit është konvokuar me kërkesën e 10 këshilltarëve, me një pikë të vetme të rendit të ditës: “Shqyrtimi dhe marrja e vendimit për ndërprerjen e investimeve të mëtejme në ndërtimin e mini-hidrocentraleve në tërë territorin e Komunës së Dragashit”