Në vazhdën e punës disavjeçare humanitare, shoqata “Jetimat e Ballkanit”, me 28 nëntor të këtij viti do të bëjë dhurimin e 28 palë çelësave për 28 familje në nevojë.
Këtë e ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook, drejtori i “Jetimave të Ballkanit”, Halil Kastrati.
Ai ka treguar se kjo çelësat, për familjet në nevojë, do të dhurohen në Shtëpinë e Kulturës në Prizren, në një ngjarje e cila do të ketë shumë mysafirë.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e tij të plotë:
Filluam me përgatitjen e programit për 28 Nëntor
28 nëntor Festa e Flamurit
28 nëntor ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari
28 nëntor dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
28 nëntor, 28 palë çelësa të shtëpive të reja, 28 familje nevojtare po bëhen me strehim të ri
28 nëntori, pra do të festohet në këtë mënyrë nga “Jetimat e Ballkanit”
28 nëntor në Shtëpinë e Kulturës në Prizren, nga ora 14:00, do të kemi mysafirë dhe shumë të ftuar special si dhe surpriza të tjera.