Patjetër nga sot duhet t’i keni me vete në makinën tuaj pajisjet dimërore, sepse sot (15 nëntor) e deri më 15 mars të vitit të ardhshëm jemi në sezonen dimërore.
Vozitësve të cilët nuk do ta respektojnë obligimin, u jepet urdhër-pagesë me gjobë.
Nën pajisje dimërore për automjete motorizuese me masë më të madhe të lejuar e cila nuk tejkalon 3.500 kilogramë, nënkuptohet pneumatikë dimëror në të gjitha rrotat me thellësi minimale të relieveve në shtresën që shkelë prej katër milimetrave apo pneumatikë me profil veror në të gjitha rrotat me thellësi të relieveve të shtresës që shkelë minimum prej katër milimetrave dhe zinxhirë për borë me madhësi adekuate për rrotat apo vegla të tjera ndihmëse adekuate.
Shoferi që vozit automjet pa pajisje dimërore në të ashtuquajturin sezon dimëror, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 40 eurosh. Sipas Ligjit, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 100 deri në 300 euro, edhe personi juridik apo institucioni publik në emër të të cilit dhe brenda autorizimeve të të cilit ka vepruar shoferi.
Pajisja dimërore për automjete motorizuese me katër rrota, ndërkaq, nënkupton pneumatikë dimërorë në të gjitha rrotat me thellësi minimale të relieveve të shtresës së shkelë, prej gjashtë milimetrave apo pneumatikë me profil veror në të gjitha rrotat me thellësi të relieveve të shtresës që shkelë, prej së paku katër milimetrave.
Zinxhirë për borë nevojitet të posedojë secili automjet me pneumatikë me profil veror, dhe me atë rast, kur automjeti është në lëvizje të vazhdueshme, zinxhirë për borë duhet të ketë së paku për boshtin e pasmë, ndërsa në rast tjetër, zinxhirë për borë duhet të ketë së paku në boshtin e vazhdueshëm të kyçur.