Ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Shtune me 17 nëntor 2018 do të organizojë ecje në Sharrin e Restelicës, respektivisht në njërën nga majet e shumta të saja. Kjo e Shtune do të jete rasti i fundit në vitin 2018 të ecni në bjeshkë PA bore pasi që nga e Diela fillojnë të rreshurat dimërore. Prognoza për të Shtunën tregon se do të kemi mot me diell!
Nisja do të bëhet nga Bregu i Diellit (fushat e tenisit) në orën 06:30 ndërsa në Prizren (para stacionit të autobusave) në orën 08:15.

PËR REZERVIME KENI KOHË VETËM DERI TË PREMTEN NË ORËN 17 (edhe 2 ditë)! Sa për info, lista mund të mbushet edhe më heret.

Pamjet nga majet janë spektakulare dhe 360 shkallëshe ku ndër të tjera mund ta shohim Korabin, Sharrin jugor, Radikën, Gjallicën, Koritnikun, fshatin Restelicë etj. Gjithashtu, do të përjetoni jetën e bjeshkës në fshatin më jugor të Kosovës, i cili njëashtu gjendet në 1550 m lartësi mbidetare.

Nisja e Hiking Njerit do të bëhet nga Prishtina (fushat e tenisit në Breg të Diellit, sh.f. Ismail Qemaili)) në orën 06:30 të mengjesit dhe kthimi (nëse gjithcka shkon mirë) kah ora 2130. Në Prizren do të jemi PARA stacionit të autobusave (te rruga kryesore) në orën 0815.

Gjatësia komplete e ecjes është rreth 14 km (ngjitje dhe zbritje) dhe hynë në kategorinë e ecjeve me vështërsi mesatare nëpër shteg malor.

Mbathjet duhet të jenë COKULLA / Pllanika (ose diçka të ngjajshme) Veshja të jetë si në kushte dimri anipse gjatë ngjitjes ecja do të bëhet me rroba të lehta.
Në këtë bjeshkë ka ujë por merrni nga nje shishe të mbushun me veti (1 L)

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 045 834 141 (viber).

Pjesmarrja 10 EU për person,
5 EU për person me vetura private.

I LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKTË (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË 0615 PR dhe PZ 0815. PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI.

Ejani dhe shijoni bukuritë e Restelicës në Sharrin më jugor të Kosovës!

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

JU LUSIM QË TA RUANI AMBIENTIN !!
NDALOHET HUDHJA E MBETURINAVE NË NATYRË!
Ju lusim që ato ti fusni në një qese dhe ti bartni me vete.
JU FALEMNDERIT !