Brendi Berisha, Zyrtar për Informim në komunën e Dragashit, ka reaguar në një postim në Facebook ndaj degës së PDK-së në Dragash, raporton televizioni Opoja.
Dega e PDK-së në Dragash mbrëmë ka bërë një reagim për testimin e nxënësve për Covid-19 në shkollën Ilmi Bahtjari në Blaç.
Për ketë zyrtari për Informim ka dhënë një sqarim për degën e PDK-SË në Dragash:
Njoftim për opinion
Drejtoria për Arsim në bashkëpunim me drejtorinë për Shëndetësi, më datën 24.01.2021, ka bërë testimin e nxënësve për SARS CoV 2, në shkollën “Ilmi Bahtjari” në Blaq dhe në paralelën e ndarë në Zaplluxhe.
Dega e PDK-së në Dragash ka reaguar për këtë aktivitet tonin. “Po traumatizojmë fëmijët”, dhe kanë kërkuar ndërprerjen e aktivitetit.
Ne e kuptojmë faktin se opozita duhet të kritikojë e të reagojë, pra ta bëj punën e vetë, por jo të bëjë reagim sa për të reaguar.
Të nderuar mësimëdhënës, prindër e nxënës, ne asgjë tjetër nuk kemi bërë e as po bëjmë, vetëm se po përpiqemi t’i mbrojmë fëmijët tonë, të mbrojmë shëndetin e tyre. Dhe me këtë çështje, nuk do duhej të bëhej politikë. Masat që kemi ndërmarrë ne e po ndërmarrim, janë në haromoni të plotë me udhëzimet e IKSHPK-së dhe Ministrisë së shëndetësisë.
Bashkë kundër virusit!
Paqi shëndet!