Yll Valla nga Gjakova së bashku me shoqërinë e tij kishin vendosur që këtë Vikend të bukur të kalojnë në komunën e Dragashit konkretisht në fshatrat Bresanë dhe Zaplluxhe.
Ai në një postim të publikuar sot në facebook shprehet tejet i lumtur me mikpritjen të cilën banorët e këtyre fshatrave ju kishin berë përcjellë Tv Opoja.
Vende piktoreske dhe mahnitëse, me njerëz mikëpritësa, bujar, të dëlirë, dashamirës dhe tradicionalista fanatik në ruajtjen, kultivimin e vlerave njerëzore, morale, si dhe identitetit tipik shqiptar.
Në të ardhmen e afërt, zhvillimi i turizmit dhe investimi në këto pjesë është më se i domosdoshëm dhe i nevojshëm për të mirën e banorëve lokal, por edhe të vendit në përgjithësi.