Kandidati i LDK-së, për kryetar të Dragashit, Behxhet Xheladini, ka thënë se janë rreth 200 dëshmi nga mërgat që e faktojnë fitoren e tij në këtë Komunë.
Këtë deklaratë, Xheladini e bëri përmes rrjetit social Facebook, përcjell televizioni Opoja.
Postimi i plotë:
Rreth 200 dëshmi të mërgatës e faktojnë fitoren tonë në Dragash. Këto dëshmi dhe të tjerat, do të pamundësojnë përmbysjen e vullnetit të qytetarëve dhe rrezikimin e demokracisë në komunën tonë.
Kujtojmë që PZAP, ka marrë vendim që të anulohet të gjitha votat nga diaspora dhe të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar nga KQZ-ja.
Kundër këtij vendimi të PZAP-së, ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ata kanë dorëzuar ankesë dhe deshmi në Gjykatën Supreme.
Gjykata Supreme ka një afat prej 72 orësh nga dorëzimi i ankesës, për të marr një vendim rreth kësaj qështje.