Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, ka propozuar emrin e Munezer Kuka, si nënkryetar për komunitete për komunën e Dragashit, përcjell televizioni Opoja.
Këtë propozim të Xheladinit e ka kundërshtuar grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, dhe asambleisti i Pokret Za Gorës, Nedzmidin Sejdilar.
Arsyja e tyre ka qënë se ky person nuk është prezent në sallën e Kuvdendit Komunal të Dragashit, dhe se ata nuk do të marrin pjesë në votim pa prezencën e tij.
Grupi i asambleistëve të PDK-së, së bashku me Nedzmedin Sejdilar, kanë kërkuar që votimi i nënkryetarit për komunitetet të bëhët në një sancë tjetër, ku do të jetë prrzent edhe i propozuar Munezer Kuka.
Në fund Kuvendi Komunal i Dragashit, vendosi që me 24 vota Pro, të bëhet votimi i fshehtë për zgjedhjen e nënkryetarit për komunitete.
Pasi nuk u pranua kërkesa e grupit të asambleistëve të PDK-së, ata vendosen që të bojkotojë procesin e votimit.