Vizita e kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku në Dragash – Fokus në projektet zhvillimore dhe mbështetje për kandidatin Bexhet Xheladini

Aktuale3 javë më parë735 shikime

Pasditen e sotme, më 7 nëntor 2025, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, qëndroi për vizitë në Komunën e Dragashit, ku u prit nga kryetari aktual dhe kandidati për kryetar, z. Bexhet Xheladini, së bashku me disa deputetë të LDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe një numër të madh simpatizantësh të kësaj partie.

Pavarësisht motit me shi, agjenda e vizitës u realizua plotësisht, duke filluar me homazhe pranë shtatores së Adem Jasharit, vijuar me vizitë në tregun e qytetit, fabrikën e ujit në Radesh, dhe u përmbyll me vizitën në amfiteatrin në ndërtim e sipër në fshatin Bellobrad.

Në një deklaratë të shkurtër për media, z. Abdixhiku vlerësoi lart angazhimin e kryetarit Xheladini, veçanërisht për projektin kapital të fabrikës së ujit, i cili ka siguruar ujë të pijshëm për 15 fshatra dhe qytetin e Dragashit. Ai theksoi se ky është një shembull konkret i qeverisjes së mirë dhe i përkushtimit ndaj qytetarëve, duke shprehur mbështetjen e plotë për kandidaturën e Xheladinit në zgjedhjet e ardhshme.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...