Komuna e Dragashit gjatë vikendit është vërshuar nga vizitat e zyrtarëve të lartë shtetëror në Republikën e Kosovës njofton televizioni Opoja.
Ministra e Deputetë të Republikës së Kosovës gjatë vizitës së tyre në komunën e Dragashit takuan kandidaten për kryetare të komunës së Dragashit si dhe kandidatët për asamble komunale.
Me poshtë ju përcjellim postimin e publikuar nga kandidatja për kryetare të komunës Kaltrina Salihu.
Bashkë me një pjesë të ekipës fituese, mirëpritëm sot në Sharr ministren e MPDJ-së, znj. Donika Gërvalla, ministrin e Bujqësisë, z. Faton Peci dhe deputetë të Grupit Parlamentar: znj. Doarsa Kica-Xhelili, z. Artan Abrashi, z. Haxhi Avdyli, z. Arbër Rexhaj dhe z. Ekrem Mustafa.
Sharri do të trajtohet siç edhe e meriton, si pjesa më e bukur e Jugut të Republikës tonë, duke e shfrytëzuar potencialin e pozicionin territorial në të cilin gjendemi.
Do të bëjmë përpjekje që për secilin qytetar, komunën tonë ta bëjmë si adresë të përhershme e t’iu krijojmë mundësitë e zhvillimit profesional brenda vendit ku lindin e rriten, brenda kësaj zone të jashtëzakonshme.
Do të fitojmë bindshëm sepse synimi ynë nuk është vetëm ndryshimi, por transformimi rrënjësor në politikat publike, ku qytetari është në qendër të vëmendjes.
144 është numri i fitores dhe lista e mrekullueshme e kandidatëve tonë është lista fituese e Kuvendit Komunal të ardhshëm në Sharr.