Sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.
Kështu që për të kremtuar këtë ditë veteranët e Opojës ishin tubuar sërisht në njërën ndër shtëpi malor në bjeshkëte Sharrit.
Në nje fotografi të publikuar në rrjetin social facebook duket çartë se emblema e formuar me tre shkronja “UÇK” valonte edhe në kete tubim në ballë të odës.
Më 30 dhjetor 1991 filloi përballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz, ku nga kjo filloi edhe rezistenca ushtarake e UÇK-së.
Me rastin e kësaj dite, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së do të bëjnë homazhe në Kompleksin memorial në Prekaz, si dhe do të ketë një organizim festiv në orët e mbrëmjes.