Kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, në ditët e fundit ka pritur shumë mysafir në zyrën e tij për të uruar atë në detyrën e re.
Kështu vazhdojë edhe sot ku sipas kryetarit Bexhet Xheladini ishte një ditë e ngjeshur me takime të shumta.
Ai kerkon vazhdimisht nga mysafirët e tij të thellojnë bashkëpunimin ndërmjet Institucioneve njofton televizioni Opoja.
Ky është një postim i tij në Facebook.
Sot, gjithashtu gjatë ditës prita në takim z. Bekim Sele, profesor universitar dhe anëtar i Bordit të RTK-së, përfaqësuesin e KFOR-it turk, z. Ali Duran Uzun, Shoqatën e Afaristëve të Komunës z. Burim Piraj, Nexhmidin Asllani, Nuredin Bajrami e Malësor Krasniqi.
Duke i falenderuar për vizitën, kërkova nga ta thellim të bashkëpunimit me qëllim lehtësimin dhe përmirësimin e kushteve të qytetarëve të komunës sonë.Perfaqësuesit e afaristëve të Dragashit dhanë shumë ide interesante për zhvillimin ekonomik të komunës, përmirësimin e infrastrukturës në qytet dhe më gjerë si dhe përmirësimin e furnizimit me energji elektrike të qytetarëve dhe bizneseve.