Drejtori i shkollës “Shaban Shabani” në Llapushnik të Dragashit, Batjar Bojaxhiu , për Mediumin tonë ka shpalosur projektin në rregullimin e Infrastrukturës në objektet e shkollave që ai drejton.
Drejtori Bojaxhiu thotë se pas renovimit të shkollës në vendbanimin Pllavë sot kjo shkollë është pajisur me inventar të ri. Shumë shpejt kjo shkollë do ta ketë edhe klasën adekuate për parafillorët.
Gjithashtu edhe shkolla në vendbanimin Buçe është në fazën e fundit të renovimit, një investim i munguar për shumë vite.
Shkolla në vendbanimin Brezne përveç termoizolimit do të ketë edhe investimin e radhës në përmirësimin e infrastrukturës së brendshme.
Nder të tjerash drejtori Batjar Bojaxhiu thotë se së shpejti edhe shkolla e re në Llopushnik do të funksionalizohet, tashmë një pjesë e inventarit ka arritur.
Drejtori shprehu falemnderim për kryetarin e komunës Shaban Shabani dhe drejtorin e arsimit Vloran Cenaj që po vazhdojnë ta përkrahin shkollën tonë.