Njëzet vite nga themelimi i SHKA Bresana, njëzet vite në sken si valltar i parë, sot feston 54 vjetorin e lindjes Osman Ahmeti, njëri ndër valltarët më të dalluar dhe më pasionant të SHKA Bresana.
Shoqëria Kulturore Artistike “Bresana” nga fshati Bresanë i komunës së Dragashit është njëra ndër shoqërit më të dalluara në Kosovë, transmeton TV Opoja. Për të arritur në këtë nivel nuk ishte fare e leht por kjo u arrit fal angazhimit të madh të atyre që e donin vallen e donin traditën.
Këtë vit kjo shoqëri feston përvjetorin e 20-të që nga themelimi i saj, në këto vite kjo shoqëri arriti suksese të mëdha në festivale të ndryshme si në ato vendore e edhe nderkombëtare, pjes e këtyre sukseseve ishte edhe njëri ndër valltarët e parë të kësaj shoqërie.
Osman Ahmeti i lindur me 20 Mars 1965 në Bresanë, si i vogel ishte i apasionuar pas vallzimit, hapat e para i morri nga vëllzerit e tij Hasani dhe Ruzhdia të cilet njifeshin në Opojë dhe me gjër si valltar të par dhe të pa ndashem nga njeri tjetri.
Nga mosha 13 vjecare filloi të vallzonte për shkollën “28 Nëntori” në Bresanë ndërsa në vitin 1999 u bë pjes e Ansamblit Bresana, koreografi i dha detyren si valltar kryesor i Ansambilt.
©TVOPOJA