Kryetari i komunës së Dragashit nëpërmjet zyrës së informimit ka dërguar një njoftim për qytetarët e komunës së Dragashit ku njeherit ju uron Muajin e shenjtë të Ramazanit.

Me rastin e Muajit të shenjtë të Ramazanit, më lejoni t’ju shpreh urimet e mija më të sinqerta të gjithë qytetarëve të komunës së Dragashit dhe të mërgatës.
Muaji i Ramazanit është rasti më i mirë për t’u bërë të gjithë bashkë, sidomos tani, kur bota po përjeton një periudhë luftërash, e një periudhë krize të madhe ekonomike dhe financiare.
Është rasti më i mirë për ta ndihmuar njëri-tjetrin, rasti më i mirë për të hekur nga vetvetja urrejtjen dhe për ta shtuar dashurinë ndaj njëri-tjetrit.
Zoti i do krijesat e veta, prandaj, as ne s’kemi pse sillemi ndryshe nga vullneti i Tij.
Të dashur besimtarë
Muaji i Ramazanit, gjithashtu na bënë të reflektojmë dhe të mendojmë më shumë për të varfrit e sidomos për ata që e kanë problem sigurimin e ekzistencës.
Hapni zemrat ju lutem dhe ju që keni mundësi, ndihmojeni ata.
Të dashur besimtarë
Urime edhe një herë Muaji i shenjtë i Ramazanit, paçi agjërim të lehtë dhe të pranueshëm!

Kryetar i Komunës së Dragashit
DR BEXHET XHELADINI