Të nderuar qytetarë të Komunës së Dragashit!
Urime festa e Kurban Bajramit!
Paqja, harmonia dhe mirëkuptimi qofshin me ju dhe familjet tuaja.
Kurban Bajrami na dëshmon se sakrifica, durimi dhe dashuria mes njerëzve, janë punët më të pëlqyeshme te Zoti.
Në këtë ditë ne përkujtojmë sakrificën e Ibrahimit (a.s), durimin e pashembullt të Ismailit (a.s.), dhe dhembshurinë e nënës së tij heroike, Haxhires.
Të dashur qytetarë të gjitha komuniteteve, rrespektojeni dhe qendroni afër njëri-tjetrit, siç keni qendruar me shekuj, shtrini dorën e ndihmës për të mbështetur të varfrit dhe duajeni njëri-tjetrin për hir të Zotit.
Urojmë që kjo festë të përcillet jo vetëm me vepra të mira, por edhe me vizita tek njeri tjetri sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, dhe mirësisë.
Me respekt Kryetari i Komunës
Bexhet Xheladini