MSc. Vloran Cenaj, Drejtor i Arsimit në komunën e Dragashit, të gjithë nxënëseve, mësimdhënësve, punëtorëve ndihmës dhe të gjithë qytetarëve të komunës së Dragashit ju uron Festën e Fitër Bajramit me urimin që kjo festë të sjellë dashuri, lumturi dhe shëndet për të gjithë ju dhe familjet tuaja!
Këtë herë këtë festë të gjithë besimtarët do ta festojnë më ndryshe. Mirëpo, e gjithë kjo kohë jo e mirë që po kalon i gjithë globi, duhet të na mësojë që të jemi të bashkuar dhe zemërgjerë me të gjithë njerëzit, sepse problemet i kemi të përbashkëta.
Zoti ua pranoftë agjërimin, namazin dhe lutjet e bëra gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit!
Me fat Fitër Bajramin!
MSc. Vloran CENAJ – Drejtor i Arsimit në Dragash