Sot u mbajt mbledhja e tretë e rregullt e asamblesë komunale në Dragash, pikë e rendit të ditës në këtë seancë ishte zgjedhja e kryesuesit të kuvendit poashtu edhe themelimi i komiteteve për komunitete dhe për politik e financa.

Seanca e sotme filloi me betimin e dy asambleistëve të rinjë, nga Partia Demokratike e Kosovës u betua Masar Nebiu i cili është pjes e legjislacionit pas dorëheqes së Shaban Shabanit nga posti i asambleistit dhe nga subjekti politik JGP, Fesal Halijlovic ka bërë betimin për Asamblen komunale të Dragashit.

Pas betimit të këtyre dy asambleistëve u zgjodh edhe komisioni pesë antarësh për mirëmbajtjen e proceseve të votimit brenda Kuvendit Komunal, e pas kësaj nga kryesuesi i seancës u kërkua edhe propozimi i kandidatëve potencial për kryesuës të kuvendit.

Subjekti më i madh me nëntë ulse PDK, nuk propozoi as një kandidat nga anët e saj, ndersa nga koalicioni LDK-VV u propozua Uran Halimi, poashtu edhe grupet tjera nga komunitetët dhe AAK nuk propozuan kandidat, ndersa deputeti nga PG me kusht që Uran Halimi të ketë kundërkadidat propozoi dy kandidat, por që as njeri e as tjetri nuk pranuan të futën në garë, në fillim asambleistja nga Vakat e pastaj edhe asambleisti Samidin Xheladini nga LDK.

Gjatë procesit të votimit kishte ankesa nga Driton Ademi, pjes e komisionit për votim nga PDK, i cili u ankua te kryesuesi i seancës pasi që Qamil Kolloni dhe Resul Fetahu nga radhet e LDK-së nuk votun në kabin, si të gjithë asambleistët tjerë. Pas numrimit të votave në krye të asambles komunale me 10 vota kundër dhe 17 pro, Uran Halimi është zgjedhur Kryesusi i asamblesë komunale për një mandat 4 vjeçar.

TVOPOJA