Drejtori i Arsimit në Dragash Vloran Cenaj me ftesë nga Bashkia Kukës dhe Zyra Vendore Arsimore në Kukës, mori pjesë në organizimin kulturor për “Nderim 20 mësuesve të Kukësit,
misionarë të arsimit shqip në Kosovë” (1941 – 1948).
z. Cenaj tha se është nder dhe privilegj të ndajë mirënjohje për mësuesit nga Kukësi misionarë të arsimit shqip në Kosovë, ishte një mendje e ndritur e ministrit të arsimit si Ernest KOLIQI që e ringjalli shkollën shqipe në Kosovë.
Aktivitetet e Drejtorisë së Arsimit vazhduan edhe me nderim për mësimdhënës dhe punëtorët që u pensionuan nga 07.03.2019 deri me 07.03.2020 ku drejtori Vloran CENAJ ndau mirënjohje për kontributin e tyre në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj.
Me këtë rast drejtori Cenaj uroi të gjithë mësimdhënësit për nder të 7 marsit ditës së mësuesit.
Të nderuar mësimdhënës, 7 marsi i këtij viti trokiti në kujtesën tonë për të 133-tën herë. Jo se shqiptarët nuk kishin shkolla më parë se viti 1887, por sepse në atë vit u hap për të parën herë “Mësonjtorja e Parë Kombëtare Shqipe”, ku gjuhë mësimi ishte gjuha amtare e shqiptarëve, ku përvetësohej mësimi i gjuhës shqipe, ku mësohej historia e Shqipërisë, ku merreshin njohuritë se ku fillon e mbaron vendlindja, ku këndoheshin këngët që tingëllonin shqip: “…sa e ëmbël, sa e dlirë…”
Mësonjtorja e parë shqipe e vitit 1887, krijoi modelin e shkollës shqipe me tekstet e Naimit, Vretos e Samiut, duke ngritur kështu të parin institucion arsimor kombëtar e duke legalizuar krenarinë e të arsimuarit në shkollën shqiptare.
Dita e Mësuesit është një ditë e veçantë për vlerësimin e mësuesve dhe nderimin për kontributin e tyre të veçantë në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj.
Urime dhe festofshi gjithmon faqebardhe