Sot u manifestua përvjetori i 75-të si dhe dita e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Fetah Sylejmani” në Dragash.

Programi filloi me homazhe pran varrit të deshmorit emrin e të cilit e mban kjo shkollë, në varrezat e deshmorve në Dragash, të gjith nxënësit e mësimdhënësit e kësaj shkolle së bashku me zyrtar nga komuna e Dragashit dhe shumë struktura tjera nga institucionet dhe organizatat lokale në mënyr të organizuar bën homazhe pran varrit të deshmorit Fetah Sylejmani.

Manifestimi vazhdoi në shtëpin e kulturës, ku para një numri të madhë të pranishmëve drejtori i shkollës z. Flurim Qengaj shprehu respektin me te madh  për deshmorin e kombit, poashtu uroi nxënësit e mësimdhënësit për këtë dit e shpalosi historikun e shkolles dhe te arriturat e saj, një fjal rasti e morën edhe kryetari i komunës si dhe drejtori i arsimit të cilet uruan për këtë dit e shprehën respektin më të madhë për familjen dhe deshmorin Fetah Sylejmani.

Manifestimi vazhdoi me program artistik të përgaditur posaqërisht për këtë dit, me poezi, kënge e valle të performuara nga nxënësit e shkollës “Fetah Sylejmani”

©TVOPOJA