Festa e 28 Nëntorit këtë vit ishte e manget e pa manifestime kulturore e sportive thuajse në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, shkak i kësaj është pandemia globale si pasoj e të cilës edhe komuna e Dragashit i anuloi të gjitha manifestimet.
Mirpo në Dragash festuan Klubi i makinave OPOJA, një grup të rinjsh nga treva e Opojës të cilë për festën e 28 Nëntorit kanë bërë një super organizim me të apasionuarit e makinave nga kjo trevë, gjithmone duke i respektuar rregullat dhe rekomandimet e institutit të shendetit publik.
Në këtë organizim ishin tubuar dhjetra makina të kategorive të ndryshme, duke përfshi ato klasike, te modifikuara apo tuning dhe deri te modelet e fundit, e e veçant ishte se çdo makinë u dekorua me flamuj kombëtar.
“Car Club Opoja” është themeluar rreth një muaj më pare, e për një kohë të shkurtër ka arritur një numër shumë të madhe të antarëve, ndersa organizatorët premtojn organizime më të mëdha në të ardhmën për pasionantet e makinave në komunën tonë.