Ditën e nesërme, për nder të 17 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Televizioni Opoja do t’ju mbajë me program festiv gjatë gjithë ditës.
- Ora 10:00: Jemi drejtpërdrejt nga salla e asamblesë komunale me seancën solemne që mbahet për nder të kësaj dite.
- Pas Seancës: Homazhe në shtatoren e Adem Jasharit dhe varrezat e dëshmorëve.
- Ora 12:00: Programi festiv vazhdon nga qendra e Dragashit me aktivitetet e organizuara nga komuna në bashkëpunim me SHKA Bresana dhe shumë këngëtarë nga treva jonë dhe më gjerë.
Urime 17 Shkurti, urime 17 vjetori i pavarësisë! Të festojmë së bashku, duke sjellë festën në shtëpinë e gjithsecilit. Gjithmonë me ju, vetëm për ju… Televizioni Opoja.
©TVOPOJA