Kohët e fundit, një fenomen i keq është duke u praktikuar në mesin e banorëve të Komunës së Dragashit, ata janë duke hedhur mbeturina në vende të ndryshme raporton televizioni Opoja.

Ato vende që të bien më së shumti në sy janë pikat turistike në bjeshkët e Sharrit, të cilat janë pothuajse në përgjithësi të mbushura me mbeturina.

Ne si redaksi përmes këtij artikulli, kërkojmë nga qytetarët që të kujdesen për ruajtjen e mjedisit, si dhe nga inspektorët e komunës, kërkojmë që këto pika turistike në bjeshkët e Sharrit të inspektohen më shpesh.

OJQ Ambienti kishte reaguar ndaj këtij fenomeni të tmerrshëm ditë më parë e ku ata ishin të shqetësuar për gjendjen e parkut të pishave.

Ky është postimi i plotë:

E DIELA EKOLOGJIKE

Gjendja e parkut të pishave është shqetsuese, hapsirat për pushim dhe rekreacion janë duke u dëmtuar nga qytetar të pa ndergjegjshëm, pamjet janë imazh i keq për të gjithë ne, është momenti që të mirëmbajm parkun e pishave që janë mushkrit tona, mbeturinat që krijojm vetë ti vëndosim në vendin e caktuar, ti marim me vete dhe ti largojm nga natyra e pastër.
Ky është obligim i çdo qytetari të ndershëm, sepse brezat e ri do të na gjykojn, është momenti i fundit të thirremi në zërin e arsyes:
Së bashku për një mjedis të shëndetshëm.