Instituti Demokratik i Kosovës sot organizoi tryezë në cilën u debatua për shqetësimin e banorëve të fshatit Buçe mbi operimin e gurthyesit në këtë lokalitet, ku pos dëmëve ambientale ka shkaktuar edhe dëme materiale sipas banorëve.

Pjes e kësaj tryeze ishin përfaqësues nga institucionet komunale e ato qëndrore, asambleist nga kuvendi komunal si dhe banor nga fshati Buçe.

Banoret bën thirrje nga institucionet që të nderpritet puna me gurthyesin por jo edhe veprimtaria tjetër nga kjo kompani, sipas tyre pluhuri, zhurma dhe orari i zgjatur me të cilin punon kjo kompani po ju shkakton shumë probleme.

Nga ana tjetër kryetari i komunës shprehet se komuna gjëndet në mes biznesit dhe qytetarëve ngase kjo kompani ka të punsuar rreth 25 puntor, por gjithashtu thekson se shqetësimet e qytetarëve kan prioritet më të madhë, njëherit për qeshtjen e orarit të punës z.Shabani njofton se rregullorja u hodh dy herë në diskutim publik por që nuk pati interesim nga ana e qytetarëve e bizneseve, kjo rregullore mbetët synim që të përfundoj këtë vit, meq rast do e plotësonte edhe njërën nga kërkesat e qytetarëve.

Pluhuri dhe zhurma kan vera të caktuara, e nese kalohën ato vlera atëher denohët operatori ose kompania në fjal sipas inspektorëve të mjedisit dhe KPMM-së, të njëjtët u bëjnë thirrje banorëve që të bëjnë kërkes tek inspektorati komunal por edhe tek institucionët përgjegjëse që të matët sasia e pluhurit në mënyr që të din si të veprojn më tej.

Vlen të theksohët se pjes e kësaj tryeze ishte edhe z.Festim Kutllovci, antar i bordit në komisionin e pavarur për miniera e minerale, i cili siguroi banorët se përpos ankesave të tyre kjo kompani zotron licencën dhe i lejohët puna në bazë të ligjit në fuqi, përderisa matjet në terën nuk e thon të kundertën.

©TVOPOJA