Tribunë me gra në xhaminë ‘Muderris Rexhep Ismaili’ në Bresanë

AktualitetIslame2 muaj më parë387 shikime

Në kuadër të muajit të Mevludit, në xhaminë “Muderris Rexhep Ismaili” të fshatit Bresanë u mbajt një tribunë e veçantë me pjesëmarrjen e grave, dedikuar Ditëlindjes së pejgamberit Muhamed a.s.. Ky program përkujtimor dhe edukativ u organizua me përkushtim të veçantë, duke sjellë mesazhe të thella shpirtërore dhe shembuj frymëzues për komunitetin.

Tri mualimet: Valbona Fejzi, Xheneta Hajredini dhe Shkodrane Mustafa, së bashku me nxënësit e tyre, kishin përgatitur një program të pasur dhe të ndjerë, i cili përfshinte lexim të pjesëve nga Kurani, ilahi dhe monologje që pasqyronin dashurinë, mëshirën dhe urtësinë e pejgamberit a.s.

Në vijim të programit, dr. Florentina Tërmkolli, përfaqësuese e Departamentit të Gruas pranë Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, mbajti një ligjëratë frymëzuese, ku foli për jetën dhe misionin e pejgamberit Muhamed a.s. si një model i suksesit në çdo aspekt të jetës — në familje, udhëheqje, edukim dhe shoqëri.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...