
Gjatë ditës së djeshme, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në të pamen për Asllan Musliun, bashkëvendasin tonë nga fshati Zaplluxhe dhe veteranin e UÇK-së, i cili humbi jetën tragjikisht në vendin e punës në Vjenë të Austrisë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në distriktin Alsergrund, ku gjatë punimeve ndërtimore një pjesë e konstruksionit u shemb, duke lënë katër persona të vdekur, mes tyre edhe Musliu, si dhe një tjetër të lënduar.
Kryeministri Kurti shprehu ngushëllimet e tij më të sinqerta për familjen Musliu, miqtë dhe shokët e të ndjerit, duke theksuar se humbja e tij është një plagë e rëndë për familjen dhe për gjithë shoqërinë.
I ndjeri Asllan Musliu do të kujtohet gjithmonë si një njeri i hareshëm, me humor të mirë dhe një të qeshur të paharrueshme, që la gjurmë të forta në shoqëri dhe në rrugëtimin e tij si student, luftëtar dhe emigrant.
©TVOPOJA