Thyhet faqja e LV në Sharr reagon kjo e fundit!

Aktualitet4 vite më parë39 shikime

Gjatë ditëve të fundit Lëvizjes Vetëvendosje dega në Sharr iu është hakuar faqja e tyre zyrtare në rrjetin social Facebook.

Me një komunikatë të lëshuar nga keta të fundit për media thuhet se keto sulme së fundit kanë filluar të bëhet më të shpeshta ndaj ketij subjekti politik në Dragash.

Pavarësisht ketyne sulmeve drejtuesit e ketij subjekti politik për televizionin Opoja thonë se nuk do të ndalen së punuari.

Ky është njoftimi zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Sharr:

Të dashur aktivistë/e, anëtarë/e dhe qytetarë të komunës së Sharrit,

Nga tash e tutje kjo është faqja zyrtare e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Sharr. Kjo për shkak se, faqja paraprake është thyer, supozojmë nga ata të cilëve iu pengonte e iu pengon aktivizmi qytetar e mosnënshtrimi.

Pavarësisht kësaj, Lëvizja në Sharr nuk ndalet. Kritika dhe alternativa jonë vetëm sa do të shtohet, sepse ndryshimi në komunën e Sharrit është i domosdoshëm.

Ju ftojmë të ndiqni aktivitetet tona duke pëlqyer këtë faqe dhe duke ftuar miq, shokë e shoqe për ta bërë të njëjtën gjë.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Sharr,
10 tetor, 2020

 

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...