THIRRJE PËR APLIKIM PER VAJZA DHE GRA NGA KOMUNA E DRAGASHIT

Për vajza dhe gra nga Komuna e Dragashit
AVOKO fton të gjitha vajzat dhe gratë që kanë përvojë paraprake në rrobaqepësi, janë të motivuar dhe të interesuara të zhvillohen profesionalisht në këtë fushë, të aplikojnë për të marrë pjesë në trajnimin e specializuar për rrobaqepësi që do të realizohet gjatë muajve në vijim në Dragash.

Çfarë ofron AVOKO?

Trajnim profesional nga instruktorë të fushës

Trajnim falas

Mundësi për aftesim profesional dhe punesim.

Kriteret për aplikim:

Të jesh vajzë apo grua nga Komuna e Dragashit

Të kesh përvojë bazike në qepje apo interes të lartë për të zhvilluar këtë aftësi

Të jesh e motivuar për të punuar në këtë fushë në të ardhmen.
Te interesuarat te lajemerohen ne numrin e telefonit +383 44 /244 /948 apo ne zyret e Avoko tek Shtepia e Kultures (kati1)
Numri i pjesemarresve eshte i limituar.

Aplikimi është i hapur deri më 15 Korrik