Thirrje për Aplikim për Pagesa Direkte (Subvencione) për fermerë

Shpallje & NjoftimeBujqësi4 ditë më parë160 shikime

Njoftohen të gjithë fermerët se aplikimi për Pagesa Direkte (subvencione) nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2025 hapet sot më 03 prill 2025.
Periudha e Aplikimit do të zgjasë 30 ditë kalendarike, duke filluar nga 03 prill 2025 dhe do të përfundojë më 02 maj 2025, në ora 16:00.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural fton të gjithë fermerët e interesuar që të aplikojnë për mbështetje përmes Programit për Pagesa Direkte për vitin 2025.

 

Përkrahja jepet për këto kultura dhe aktivitete bujqësore:

 

Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me grurë dhe sasinë e prodhuar/dorëzuar të grurit;

Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me farë të grurit;

Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me elb;

Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me thekër;

Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me tërshërë;

Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me misër;

Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me lulediell;

Pagesa Direkte për vreshtat ekzistuese të rrushit të verës dhe rrushit të tryezës;

Pagesa Direkte për verën e prodhuar dhe të deklaruar zyrtarisht;

Pagesa Direkte për pemishtet ekzistuese;

Pagesa direkte për sasinë e dorëzuar/shitur te frutave të mjedrës;

Pagesa Direkte për prodhimtarinë e materialit fidanor të pemëve drufrutore dhe hardhisë se rrushit;

Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me perime;

Pagesa Direkte për prodhimtarinë organike;

Pagesa Direkte për bimët mjekësore dhe aromatike;

Pagesa Direkte për lopë qumështore;

Pagesa Direkte për buallica qumështore;

Pagesa direkte për mëshqerra për riprodhim;

Pagesa Direkte për dele dhe dhi qumështore;

Pagesa Direkte për bletë;

Pagesa Direkte për pula vojse;

Pagesa Direkte për dosa për riprodhim;

 

Periudha e aplikimit:

Aplikimi zgjatë 30 ditë kalendarike dhe fillon që nga dita e shpalljes publike, nga data 03.04.2025 dhe përfundon më datë 02.05.2025, në ora 16:00.

Mënyra e aplikimit:

Aplikimi bëhet në zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi.

Në rastet kur fermerët aplikojnë për disa kultura apo aktivitete bujqësore, plotësohet dhe dorëzohet vetëm një aplikacion.

 

Sqarim:

Fermerët/aplikuesit, që përfitojnë subvencionin për sipërfaqet e tokës bujqësore të mbjellë/kultivuar, njëkohësisht do të përfitojnë edhe nga subvencionimi  i pjesshëm i çmimit të naftës për litër, në vlerë prej 0.36 €/litër, për sasinë e naftës prej 150 l/ha e cila është e nevojshme për kultivimin e 1 ha të tokës bujqësore, dhe është vlerë shtesë mbi subvencionimin bazë për të gjitha sipërfaqet e tokës bujqësore që pranohen për subvencionim dhe që janë të parapara për tu subvencionuar në këtë program.

Fermerët/aplikuesit, që përfitojnë subvencionin për sipërfaqet e tokës bujqësore të mbjellë/kultivuar me kulturat bujqësore: grurë, grurë për prodhimin e farës, elb, thekër, tërshërë,  misër, luledielli, patate dhe fasule monokulturë, njëkohësisht do të përfitojnë edhe nga subvencionimi i pjesshëm për sasinë e plehut artificial të shpenzuar/përdorur gjatë kultivimit, në vlerë prej 100 €/ha e cila është vlerë shtesë mbi subvencionimin bazë për të gjitha sipërfaqet e tokës bujqësore të mbjellura/kultivuara, me kulturat bujqësore: grurë, grurë për prodhimin e farë, elb, thekër, tërshërë, misër, luledielli, patate dhe fasule monokulturë, të cilat pranohen për subvencionim dhe që janë të parapara për tu subvencionuar në këtë program.

Fermerët/aplikuesit, që përfitojnë subvencion në vlerë/shumë mbi 30,000 €, duhet të aplikojnë si biznes.

Aplikuesi / fermeri pas aplikimit dhe para realizimit të kontrollit në teren, në rast se ka ndryshime në fermën e tij për sipërfaqet, numrin, litrat, kg dhe krerët e deklaruara gjatë aplikimit, duhet të informoj AZHB-në në adresën elektronike pd.azhb@rks-gov.net ose me shkresë të protokolluar në arkivin e AZHB-së. Afati i fundit për informimin, në rast se ka ndryshime në fermën e tij për sipërfaqet, është data 30.07.2025.

 Gjatë kontrollit në terren, në rast të gjetjes së parregullsive, do të aplikohen masa ndëshkimore duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ Nr.04/2025 për Pagesa Direkte në Bujqësi për vitin 2025.

Dokumentacioni për aplikim duhet të dorëzohet në dy kopje dhe brenda periudhës së aplikimit. Dorëzimi i dokumentacionit pas përfundimit të afatit të publikuar nuk do të pranohet për shqyrtim.

 Informatat më të hollsishme: Për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, mund të merren ne web faqen e MBPZHR-se, www.mbpzhr-ks.net dhe në web faqen e AZHB-se, www.azhb-ks.net, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...