
Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Dragashit z.Resul Fetahu ka thirrur mbledhjen e III-të (tretë) të rregullt për vitin 2026, e cila do të mbahet më 31 mars 2026, në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës në Dragash.
Sipas njoftimit zyrtar, për këtë mbledhje është propozuar ky rend dite:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Miratimi i Planit të Punës së KKSB-së për vitin 2026;
3. Propozim vendim për miratimin e Raportit të Komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera në infrastrukturë publike;
4. Propozim vendim për miratimin e Raportit të Komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera në ekonomi familjare;
5. Miratimi i raportit të punës së Ekzekutivit për vitin 2025 dhe Planit të Punës për vitin 2026;
6. Eventuale.
Materialet për pikat e rendit të ditës janë bashkëngjitur në njoftim.
Mbledhja pritet të trajtojë çështje me rëndësi për funksionimin e institucioneve komunale, si dhe për mbështetjen e qytetarëve të prekur nga fatkeqësitë natyrore.
©TVOPOJA