
Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Dragashit, Resul Fetahu, ka thirrur mbledhjen e dytë (II) të rregullt për vitin 2026, e cila do të mbahet më 26.02.2026, me fillim nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës në Dragash.
Sipas njoftimit zyrtar, në këtë mbledhje do të shqyrtohen dhe diskutohen disa pika të rëndësishme të rendit të ditës, ndër të cilat:
REND DITE
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
Raporti vjetor financiar për vitin 2025,
Propozim vendim për formimin e komisionit për udhëheqjen dhe koordinimin e punës në terren për zgjedhjet e këshillave lokal,
Propozim vendim për themelimin e Mekanizmit Lokal Koordinues Lokal për mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore,
Propozim Vendim për shpalljen e listës së regjistrimeve dhe të veçantë të pronës së paluajtshme të Komunës,
Miratimi i Planit Komunal për Riintegrimin e Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar 2026-2028,
Propozimi i dy Delegatëve të Kuvendit të Komunës së Dragashit për përfaqësim në Kuvendin e Përgjithshëm të Asociacionit të Komunave të Kosovës,
Eventuale.
Materialet për pikat e rendit të ditës janë bashkëngjitur për anëtarët e Kuvendit, ndërsa mbledhja do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës në Dragash.
©TVOPOJA