Sot, në ambientet e OJQ Avoko në Dragash, u shpërndanë certifikatat për të rinjtë pjesëmarrës në projektin “Fuqizimi i të rinjve në Dragash përmes zhvillimit të faqeve të internetit”. Ky projekt kishte për qëllim pajisjen e të rinjve me aftësi praktike në fushën e teknologjisë, duke i përgatitur për tregun e punës.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit mësuan të krijojnë dhe menaxhojnë faqe interneti duke përdorur WordPress, HTML dhe CSS, duke zhvilluar një bazë të fortë për karrierën e tyre profesionale. Në përmbyllje të aktivitetit, ata u vlerësuan me certifikata mirënjohjeje për përkushtimin dhe kreativitetin e treguar gjatë gjithë procesit.
Ky projekt mbështetet nga The Foundation House në kuadër të programit “Mbështetje për Shoqërinë Civile në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga LuksDev.
©TVOPOJA