Sot në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, Fondacioni Jahjaga së bashku me pjesatar nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës organizuan në Dragash një takim senzibilizues me vajzat e kësaj komune.

Temë e ketij takimi ishte mungesa e vajzave të kësaj komune në sektorin e sigurisë, si në Policinë e Kosovës poashtu edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Pjes e panelit në ketë takim ishte edhe ish presidentja e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga e cila me fjal inkurajuese u mundua ti motivoj vajzat që ishin pjes e takimit, e ti nxis ato që në të ardhmen ti bashkohën sektorit të sigurisë.

Poashtu edhe pjestare nga FSK e Policia e Kosovës para të pranishmëve ndan rrugëtimin e tyre deri në pozitat që ato janë sot, duke u munduar ti momtivojn e poashtu duke premtuar perkrahje për vajzat e reja që deshirojn ti bashkohen si Policis së Kosovës poashtu edhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në fund të takimit kryetari i komunës z. Shaban Shabani falendëron organizatoret e të pranishmit në sall, duke bërë thirrje te vajzat e reja që të aplikojne, e poashtu duke premtuar mbeshtetjen maksimale nga komuna.

TV Opoja në ditët në vazhdim keto prononcime do i publikoj të plota si storie senzibilizuese me qëllim nxitës dhe motivues

©TVOPOJA