Super ndeshja emocionuese: Veteranët e Futbollit, Bresana vs Opoja në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!

KosovaSportiShpallje & Njoftime2 muaj më parë334 shikime

Ditën e nesërme, nga veteranët e ish KF Bresana për nder të 17 Shkurtit, ose 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në sallën e sportit në fshatin Bresanë po organizohet një super ndeshje e futbollit të vogël në mes të veteranëve të futbollit të ish-klubit Bresana dhe atyre të klubit Opoja. Kjo ndeshje gjithmonë ka ofruar më shumë se emocione, edhe në kohët e para luftës kur zhvilloheshin ndeshje në ligën e Opojës!

Për ta kujtuar atë kohë dhe për të festuar së bashku tash pas një çerekshekulli, ejani që ta bëjmë sa më madhështore këtë ndeshje miqësore. Ju ftojmë që të na bashkoheni në numër sa më të madh për ta parë nga afër, nesër nga ora 17:00 në sallën e sportit në Bresanë!

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...