
Një lajm frymëzues vjen nga fusha e teknologjisë dhe arsimit në komunën tonë, katër shkolla të Komunës së Dragashit janë kualifikuar në finalen e madhe shtetërore të garës së robotikës, që do të mbahet në Prishtinë!
Shkollat që arritën këtë sukses janë:
Këto katër shkolla arritën të futen në mesin e më të mirave në mesin e 360 shkollave pjesëmarrëse nga i gjithë vendi, raporton Televizioni Opoja, një sukses ky që dëshmon për cilësinë në ngritje të arsimit në komunën tonë dhe përkushtimin e nxënësve dhe stafit arsimor.
Në këtë garë të veçantë robotike, nxënësit tanë patën mundësinë të shfaqin kreativitetin, të testojnë njohuritë teknike dhe të përjetojnë rëndësinë e bashkëpunimit dhe zgjidhjes kreative të problemeve. Gara ishte më shumë se një konkurs – ishte një përvojë praktike e mësimit dhe një dëshmi e qartë se teknologjia dhe edukimi mund të ndërthuren për të ndërtuar një të ardhme të ndritur.
Suksesi nuk do të ishte i mundur pa angazhimin e jashtëzakonshëm të mësimdhënësve që i udhëhoqën nxënësit me përkushtim dhe pasion:
Arton Ajeti – mentor i ekipeve të shkollave “28 Nëntori” – Bresanë dhe “Ulina” – Kosavë
Leutrim Qengaj – mentor i ekipit të SHFMU “Fetah Sylejmani” – Dragash
Berat Gerdellaj – mentor i ekipit të SHFMU “Shaban Shabani” – Llapushnik
Kjo është një dëshmi se kur bashkohet pasioni, edukimi cilësor dhe përkrahja institucionale, arritjet janë të pashmangshme. Urime të përzemërta për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe shkollat finaliste.
©TVOPOJA