Sukses i jashtëzakonshëm për Ajdar Haruni nga komuna jonë në Kampionatin e Skijimit të Kosovës

Sporti9 muaj më parë561 shikime

Me krenari dhe admirim të madh, Shkolla “Ruzhdi Berisha” njofton arritjet e pabesueshme të nxënësit të saj, Ajdar Haruni, i cili ka shkëlqyer në Kampionatin e Skijimit të Kosovës njofton Televizioni Opoja.

Ajdari arriti të fitojë vendin e parë dhe të dytë në dy disiplina sportive, duke dëshmuar përkushtimin, talentin dhe punën e tij të palodhur.

Ky sukses është një fryt i përkushtimit të pashoq dhe dedikimit të tij ndaj sportit të skijimit. Ajdari është një shembull i shkëlqyer për të gjithë komunitetin shkollor, duke frymëzuar nxënësit e tjerë me arritjet e tij të jashtëzakonshme.

“Shkolla, në emër të stafit dhe nxënësve, përgëzon Ajdar Harunin për sukseset e tij të mëdha. Ajdar, vazhdo të na bësh krenarë!” – thuhet në postimin e tyre në Facebook.

Ky triumf i Ajdar Harunit është një dëshmi e aftësive të tij të jashtëzakonshme dhe përkushtimit të tij ndaj sportit, dhe është një inspirim për të gjithë komunitetin.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...