Kryetarja e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme do të vizitojë komunën e Dragashit.
Gjatë vizitës së planifikuar në këtë komunë, Vjosa Osmani do të pritet nga kryetari Shabani.
Vizita e Osmanit në këtë komun është caktuar saktësisht për Ditën Ndërkombëtare të Grave Rurale, e cila është themeluar nga organizatat e shoqërisë civile që nga viti 1995.
Dita botërore e gruas rurale u caktua në vitin 1995 nga organizatat e shoqërisë civile në Konferencën e katërt botërore për gratë në Pekin dhe u shpall Ditë zyrtare në vitin 2007 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.
Kjo ditë për herë të parë u shënua më 15 tetor 2008, pasi përmes një rezolute Organizata e Kombeve të Bashkuara në vitin 2007 njohën “rolin jetik dhe kontributin e gruas rurale, për mirëmbajtjen e agrikulturës dhe zhvillimit rural, për përmirësimin e sigurimit të ushqimit dhe luftimit të varfërisë rurale”.