Sot në xhamin e vjetër në Bresanë u mbajt programi i duas së hatmës, 31 nxënës nga fshatrat Bresanë e Kuklibeg sot prezentuan në programin e duas së Hatmës para gjematit te kësaj xhamie menjëher pas namazit të drekës.

“Tradita” po vazhdon vit pas viti, hoxhë pas hoxhë, xhamia e vjetër në Bresanë gjithmonë është njohur si vatër e mësim-besimit, nga viti 1532 kur u ndertua kjo xhami e deri sot mësim-besimi kurr nuk ka munguar, madje as në kohët më të vështira, kjo fal hoxhallarve me vullnet të hekurt qe kurr nuk rreshtën së punuari duke i lën anash të gjitha punet tjera.

Kjo punë e madhe nga hoxhallarët po i nxit edhe nxënësit të cilët frekuentojn në një numër të madh në këtë xhami, sot u manifestua programi i duas së hatmës me gjeneratën e XXII (njëzet e dytë) të djemve dhe gjenaratën e XX(njëzet) të vajzave të cilit kishin përgaditur program me Kur’an, ilahi e poezi.

Nga ky grup prej 31 nxënësish pesë nxënës përfunduan hatmen për herë të tret, njëmbëdhjet për herë të dytë ndërsa pjesa tjeter e përfunduan leximin e Kur’anit pa texhvid për herë të parë.

Pjesmarrës në këtë manifestim ishte edhe kryetari i këshillit të bashkësis Islame në Dragash, Osman ef. Mehmeti me stafin e tij, sekretarin Nail ef. Halimi dhe kryeimamin Xhafer ef. Feziu.

Imami i kësaj xhamie Xhevat ef. Fetahu në fjalimin mirëseardhës falendëroi të gjith për pjesmarrje në këtë manifestim e në veqanti uroi prinderit dhe nxenesit të cilët kishin përfunduar leximin e Kur’anit.

Ndersa në një fjalim rasti kryetari i këshillit të bashkësis Islame në Dragash, Osman ef. Mehmeti uroi familjaret si dhe nxënësit, e uroi shëndet e suksese për ta.

“Kur’ani është pikë orientimi për ne, është udhëzim, është udhrrëfyes i yni, andaj nese veprojm sipas udhëzimite të Kur’an-it do jemi faqe bardh si në këtë dunja poashtu edhe në ahiret. Deshiroj ti përshendes e ti uroj këta fëmij për këtë prezentim kaq të bukur, Zoti iu dhasht shëndet ju dhasht sukses. Këta fëmij përfaqsofshin familjet e tyre e qofshin shembull për gjith shoqërin.”

©TVOPOJA