Sot është inauguruar Qendra e Mjekësisë Familjare në Krushevë

ShëndetësiKronika4 muaj më parë323 shikime

Sot është inauguruar Qendra e Mjekësisë Familjare, e cila do t’u shërbejë banorëve të fshatit Krushevë dhe atyre të zonave përreth. Në ceremoninë e përurimit morën pjesë: kryetari i Komunës së Dragashit së bashku me stafin komunal, përfshirë kryesuesen e Kuvendit dhe drejtorët e drejtorive komunale, ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, konsulli turk në Prizren, drejtoresha e TIKA-s në Kosovë, komandanti i KFOR-it për nivel të Kosovës, si dhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Adem Hoxha dhe znj. Duda Balje.

Ndërtimi i kësaj qendre moderne është financuar nga buxheti vetanak i Komunës së Dragashit, ndërsa pajisjet mjekësore janë siguruar falë bashkëpunimit me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA. Ky investim pritet të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e shërbimeve të mjekësisë familjare, përfshirë analizat laboratorike dhe shërbimet e stomatologjisë, duke ofruar standarde të larta për qytetarët.

Hapjen e programit e bëri drejtori i Shëndetësisë, z. Behar Brenoli, i cili në fjalën e tij falënderoi të gjithë të pranishmit për mbështetjen dhe kontributin në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm, ndersa kryetari i Komunës në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi ngrohtësisht ambasadorin turk dhe drejtoreshën e TIKA-s për mbështetjen e tyre të palëkundur, që së bashku me institucionet lokale, bënë të mundur realizimin e këtij projekti me standarde bashkëkohore. Po ashtu, kryetari mori vlerësime të larta nga të ftuarit, veçanërisht nga drejtoresha e TIKA-s dhe ambasadori turk.

Pas ceremonisë së hapjes dhe prerjes simbolike të shiritit, të pranishmit patën mundësinë të vizitojnë nga afër pajisjet dhe ambientet moderne të kësaj qendre të rëndësishme të mjekësisë familjare.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...