Sot është mbajtur mbledhja e dytë e Shtabit Emergjent të kryesuar nga Kryetari i Komunës së Dragashit , Shaban Shabani , në të cilën u vendos për marrjen e masave shtesë për parandalimin e infeksionit COVID-19:
1. Stacioni Policor në Dragash do të ofrojë asistencë sipas nevojës në zbatimin e vendimit të Qeverisë.
2.Sipas vendimit të qeverisë mbyllen kafeteritë, baret, pabet dhe restorantet, qendrat tregtare
(me përjashtim të atyre që janë të liruar me udhëzues për biznese nga inspektoriati ) me përjashtim të farmacive dhe marketeve ushqimore;
3.Pezullohen të gjitha aktivitetet e parapara nga Komuna e Dragashit (diskutime publike) aktivitetet kulturore, sportive etj;
4.Ndalohen tubimet e çfarëdo natyre si masë preventive ndaj përhapjes së virusit;
5.Përveç mbylljes së tregut të kafshëve e automjeteve, mbyllet edhe tregu i gjelbër i qytetit të Dragashit; ;
6.Pezullohen punët me palë në Komunën e Dragashit, përjashtim rasteve urgjente;
7.Zyrtarët që punojnë me palë do të pajisen me mjete mbrojtëse dhe dezinfektuese;
8.Obligohen institucionet publike lokale që të lirojë nga puna zyrtarët me sëmundje kronike dhe shenja gripoze;
9.Obligohen marketet ushqimore, furrat dhe barnatoret që të lirojnë nga puna (me pagesë) punëtorët me sëmundje kronike dhe shenja gripoze;
10.Obligohen marketet ushqimore, furrat dhe barnatoret që të rrisin nivelin e higjienës dhe të dezinfektojnë hapësirat e punës;
11.Obligohen marketet ushqimore, furrat dhe barnatoret që gjatë orarit të punës të përdorin mjete mbrojtëse dhe dezinfektuese për secilin punëtor;
12.Inspektorati komunal vazhdon inspektimet në teren, për të inspektuar dhe ndaluar rritjen e çmimeve artificiale të produkteve;
13.Vazhdon masa për dezinfektimin e institucioneve shkollore, shëndetësore, kulturore, sportive etj;
14.Linja telefonike 029 281 094 e Qendrës Operative Emergjente Lokale, vazhdon të jetë në dispozicion për të gjithë qytetarët që mund të kenë probleme shëndetësore;
15.Inspektorati Komunal do të kujdeset për implementimin e vendimit të Qeverisë që institucionet publike dhe ato private të lirojnë njërin prind nga puna brenda kësaj periudhe të pezullimit të procesit mësimor.