Para pak muajsh pati ndryshim në çmim. Por së shpejti do të shtrenjtohen sërish biletat për qarkullim me autobusë. Madje disa kompani kanë filluar me rritje të çmimit të biletave që nga kjo javë.
Në relacionin Prishtinë-Istog dhe anasjelltas bileta për student ishte 4 euro, por që çmimi është rritur në 5 euro.
Gjatë një mbledhje me dyer të mbyllura nga krerët e Shoqatës së Transportit Rrugor është vendosur unanimisht rritja e çmimit të biletave të autobusëve.
Kreu i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj shprehet se Qeveria duhet ta zbres çmimin e akcizës dhe TVSh-së për naftën.
E, në rast se kjo nuk ndodh, ai paralajmëron edhe masat të tjera.
Këtë lajm nuk po e presin mirë ata që do të paguajnë këto bileta.