Republika e Kosovës
Republika Kosova/Republic of Kosovo
Kuvendi Komunal Dragash/Skupština Opštine Dragaš/Dragas Municipality
DREJTORIA KOMUNALE PËR ARSIM
Dragash
Në bazë të nenit 67 dhe 68, tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, nenit 5 pikë c të Ligjit mbi Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr.03/L-068, nenit 37 paragrafi 2 i Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr.04/L-032, Udhëzimit Administrativ 05/2021 Për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm,Ua. Masht 05/2015 normativi për mësimdhënësit e arsimit profesionale si dhe nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Drejtoria Komunale e Arsimit në Dragash shpall:
K O N K U R S – plotësues
Për plotësimin e vendeve të lira të punës
Titulli i vendit të punës: Mësimdhënës/e
Institucioni: Komuna e Dragashit
Departamenti/Drejtoria: Drejtoria për Arsim
Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
Numri i Pozitave: (3)
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Shkollës
Kohëzgjatja e emërimit: Në kohë të caktuar (3)
Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë
Detyrat dhe përgjegjësitë për Mësimdhënës/e
Kushtet dhe Kualifikimi:
Në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr.10/2018 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të
Arsimit të Përgjithshëm, Udhëzimit Administrativ Nr.05/2015 Normativi Për Mësimdhënësit e
Arsimit Profesional. Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre
Udhëzimeve Administrative nuk do të shqyrtohen, përkatësisht refuzohen.
Dokumentet e nevojshme:
Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.
Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
Afati dhe mënyra e aplikimit: 30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 8 ditë, aplikacionet dorëzohen nga 24/11/2021 deri 01/12/2021 h(15:00).
Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren në Drejtorin e Arsimit në Dragash si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Dragashit, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në DKA zyra nr.5. Rezultatet shpallën në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/ dhe https://kk.rksgov.net/dragash/category/konkurset-njoftimet/ –
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.