Shkolla fillore e mesme e ulët “Ulina” në fshatin Kosavë të komunës së Dragashit sot feston ditën e saj të themelimit si institucion shkollorë njofton televizioni Opoja.
Kur e gjithë bota është duke u përballuar me pandemin covid 19, edhe pse në Republikën e Kosovës Institut i Shëndetësisë ka liruar në maksimum masat për parandalimin e përhapjes së virusit, institucionet shkollore akoma janë të mbyllura, e në këtë kohë u ndërprenë edhe shume aktivitete shkollore duke përfshirë edhe festimin e ditës së shkollave në mbarë Kosovën.
Nxënësit e shkollës Ulina të fshatit Kosavë janë mundur që në mënyrë virtuale të festojnë ditën e themelimit të shkollës.
Edhe pse të ngujuar neper shtëpi të tyre ata u munduan që ne mënyra të ndryshme të sjellin atmosferë festive tek shokët e shoqet e tyre.