Drejtori i shfmu ” Sezai Surroi” z. Ziqiri Skenderi, nëpërmjet rrjetit social facebook uron mesimdhënesit për ditë e tyre shkrun sot televizioni Opoja.

Ai në postimin e tij thotë se në këtë ditë në do të ju nderojmë për punën dhe kontributin e madh që keni dhënë.
Drejtori thotë se detyra jonë sot, është ta përcjellim frymën tonë të përkushtimit dhe punës me pasion, ashtu të pastër te brezat e ardhshëm.

Po ju përcjellim urimin e drejtorit të shkollës Sezai Surroi Ziqiri Skënderi

Të nderuar e të respektuar mësues!

Në këtë ditë të veçantë, ju urojmë JU, kudo që jetoni e punoni, Gëzuar 7 Marsin, ditën tuaj!
Në këtë ditë ne ju nderojmë Ju, për punën e kontributin tuaj të madh që keni dhënë, po jepni e do të jepni, për mësimin dhe edukimin e fëmijëve. Dhe detyra jonë sot, është ta përcjellim frymën tonë të përkushtimit dhe punës me pasion, ashtu të pastër te brezat e ardhshëm.

Mësimet e mësuesve janë udhërrëfyes për rrugën e fëmijëve tanë, për të ardhmen dhe për jetën e tyre.7 Marsi është dita e vetme e cila i kushtohet mësuesit. Kjo është një ditë e shenjtë për të falenderuar mësuesit, për të gjithë të mirat dhe vështirësitë që i kalon dhe i ka kaluar për të ushtruar detyrën e tij fisnike.

Ne jemi krenarë me ju dhe me gjithë zemër ju urojmë GËZUAR FESTËN TUAJ, 7 MARSIN, duke ju uruar shëndet e jetë të gjatë. Brezat që vijnë do t’i ruajnë me nostalgji mësimet e këshillat që Ju i jepni nxënësve.
Në çdo ditë të jetës, Ju dhe puna juaj fisnike do të kujtohen dhe vlerësohen me respekt e nderim të thellë.


Gëzuar festën e Mësuesit!