Sot, 05 Maj në Gjonaj të Hasit u mbajt nata e tretë njëherit nata finale e edicionit të tridhjetë të festivalit Hasi Jehon, pjes e këti edicioni nga shumë ansamble e shoqeri nga të gjitha trojet shqiptare e me gjërë ishte edhe SHKA “Bresana” nga Bresana të cilët përformuan natën e parë të këtij festivali.

Hasi Jehon (Eho i Hasit) mbahët në fillim të majit në fshatin Gjonaj, “Festivali Hasi Jehonë” shikohet çdo vit deri nga dhjetë mijë vizitorë nga Kosova dhe jashtë saj. Në këtë eveniment shumë grupe artistike nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi paraqesin vlerat e tyre popullore dhe burimin e muzikës tradicionale.

Si edicion jubilar në hapje të këti festivali ishin të pranishëm presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaqi si dhe ministri për kulturë rini e sport z. Kujtim Gashi të cilët e ndoqën nga afër këtë festival.

Pjes e këti edicioni si çdo vitë ishte edhe SHKA “Bresana” e cila cilsohët si ambasadore e kulturës dhe traditës Opojane, në këtë edicioni përformuan natën e parë para një publiku të lodhur nga performancat e shumta por që arritën ta elektrizojnë fal një prezentimi perfekt i cili u duartrokit vazhdimisht nga publiku. Përformimin e SHKA “Bresana” mund ta ndiqëni më poshtë:

Posaqerisht në këtë festival SHKA “Bresana” shfaqi për vite të tëra traditen unike Opojane e arriti që shumë vite të shpallet edhe si fituese e këtij festivali e edhe shumë festivaleve tjera në trojet tona, çmimeve nga ky festival iu shtua edhe çmimi MALËSORJA ose ndryshe Vendi i dytë të cilin e pranuan sonte përfaqësuesit e SHKA “Bresana” në natën e tretë të festivalit HASI Jehon.

©TVOPOJA