Shërbimi i Zjarrfikësve në Dragash pajiset me mjete të reja teknike nga CIMIC-u Italian i KFOR-it

Aktualitet2 muaj më parë741 shikime

Shërbimi i Zjarrfikësve në Komunën e Dragashit është pajisur sot me një kontingjent të mjeteve teknike moderne, të cilat do të ndihmojnë në rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve të ofruara për qytetarët.

Kjo mbështetje është bërë e mundur falë kontributit të pakursyer të CIMIC-ut Italian të KFOR-it, i cili prej kohësh po ofron ndihmë të drejtpërdrejtë për institucionet dhe komunitetin lokal.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, mirëpriti në zyrën e tij Komandantin e KFOR-it nga Komanda Rajonale Perëndim, Kolonel Lorenzo Mangia, i cili mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve në qendrën e Shërbimit të Zjarrfikësve në Dragash.

Gjatë takimit, u diskutua gjithashtu për çështje të tjera me rëndësi që lidhen me bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Komunës së Dragashit dhe KFOR-it, duke theksuar gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të këtij partneriteti në të mirë të qytetarëve dhe sigurisë publike.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...