Është shënuar rënie e rasteve nga Covid-19 në krahasim me ditët e kaluara, 5.600 persona të vaksinuar deri më tani.
Po shënohet një rënie e rasteve nga Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 5 raste të vdekjes dhe 382 raste pozitive me virusin korona.
Ndërkohë që ditëve të kaluara shifrat kanë qenë më të larta.
E vaksinimi i qytetarëve kundër ketij virusi po vazhdon ende.
Edhe të enjten në Qendrën 1 Tetori dhe QKMF-të e qyteteve, po vazhdon imunizimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike.
Sipas koordinatorit të qendrës “1 tetori” po vazhdojnë të vaksinohen të moshuarit dhe profesionistët shëndetësorë të cilët vijnë herë pas herë.
Vetëm ditën e enjte janë vaksinuar 65 persona, 47 prej tyre me sëmundje kronike dhe 12 të moshuar mbi 80 vjeç dhe 6 profesionistë shëndetësorë.
Ndërsa nga data 8 prill deri më tani sipas Bardhit janë vaksinuar 3.072 persona.
Kurse nga 29 marsi janë rreth 5.600 persona të vaksinuar.
Ndërkohë sipas menagjerit të klinikës së Mjekësisë Sportive, Artan Ahmeti këto ditë ka pas një rënie të numrit të pacientëve.
Kjo klinikë ka qenë e mbushur me rreth 90 pacientë ndërsa tani numri i tyre është rreth 65.