Komuna e Dragashit në kohët e fundit është duke u përballë me përmbaruesit dhe Gjykatat e Republikës së Kosovës njofton televizioni Opoja.
Për ketë në emisionin Aktualitete në Radio Sharr kishte folur edhe kryetari i komunës së Dragashit z. Bexhet Xheladini.
Xheladini thotë se për mua gjashtë muajt e parë të qeverisjes do të jenë sfidues pasi që komuna është duke u përballë me mbi 100 padi penale të cilat janë duke u trajtuar në Gjykatat e Kosovës.
Arsyet për keto çeshtje janë të shumta por që në shumicë ka nga ato të cilat janë parashtruar nga Përmbaruesi.
Komuna e Dragashit në një formë apo tjetër nuk ka kryer obligimet e saja e për ketë në rastet individuale janë të paraqitura tek Përmbaruesi.
Ai tregoj se vetëm në drejtorinë e arsimit në Dragash janë paraqitur rreth 60 padi për mos kryerjen e obligimeve në “Kontratë Kolektive” ndaj mësimdhënësve.
Por për ketë ai thotë se fajtor kryesor është Qeveria e Kosovës që nuk e ka arritur një gjuhë të përbashkët e që çeshtje mos të kalojë në Gjykatë.
Ketu mund të e shikon emisionin e plotë të shfaqur mbrëmë në Radio Sharri Dragash.