Rrëshqitje dheu në Restelicë: Kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet relevante

AktualitetLajme nga Opoja3 vite më parë14 shikime

Deputeti Adem Hoxha ka kërkuar nga shërbimet kompetente që të reagojnë urgjentisht në Restelicë, pas rrëshqitjeve të dheut që kanë ndodhur në ditët e kaluara.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se lëvizja është e vështirësuar, teksa qasja në disa shtëpi është e bllokuar.

“Rrëshqitje të reja dheu kanë ndodhur në Restelicë. Rrëshqitjet që kanë ndodhur ditët e fundit dhe sidomos mbrëmjen e sotme, po rrezikojnë banorët.

Lëvizja tashmë është e vështirësuar. Qasja në disa shtëpi është e bllokuar”.

“Alarmoj të gjitha shërbimet kompetente që të reagojnë urgjentisht dhe të parandalojnë përkeqësimin e mëtejshëm”, ka shkruar Adem Hoxha.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...