Rezultatet preliminare të kandidatëve për deputet nga Komuna e Dragashit

Politik1 muaj më parë872 shikime

Pas përfundimit të numërimit të 100% të votave në qendrën komunale të numërimit në Dragash, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar listat preliminare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.
Sipas rezultateve të datës 10 shkurt, pas ri-numërimit, kandidatët me prejardhje nga Komuna e Dragashit kanë marrë këto vota (pa llogaritur votat me kusht, postë dhe të diasporës):

Renditja e kandidatëve sipas numrit të votave:
1. Filiz Mustafa (LVV) – 3,036 vota
2. Samidin Xheladini (LDK) – 1,623 vota
3. Esra Myrtezani (LDK) – 1,490 vota
4. Zeni Krasniqi (LDK) – 1,362 vota
5. Hamdi Muhameti (PDK) – 1,219 vota
6. Linda Nebiu (PDK) – 931 vota
7. Fatmir Gerdellaj (Nisma) – 223 vota
8. Mevludin Krasniqi (Nisma) – 184 vota
9. Zade Halilaj (Nisma) – 47 vota

Ky renditje tregon qartë dominimin e Filiz Mustafës në përkrahjen elektorale, duke shënuar një rekord të ri për Dragashin. Filiz Mustafa (LVV) është kandidati më i votuar ndonjëherë në këtë komunë për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me 3,036 vota. Megjithatë, fenomeni i mosmbështetjes së plotë të kandidatëve lokalë nga votuesit e partive përkatëse mbetet i dukshëm, pasi një pjesë e madhe e elektoratit ka votuar subjektet politike pa e përkrahur kandidatin e komunës së tyre.

Ky fenomen hap diskutim mbi raportin mes përfaqësimit lokal dhe mbështetjes partiake në zgjedhjet parlamentare, duke treguar se qytetarët shpesh e shohin votën si mbështetje për drejtimin qendror të partisë, më shumë sesa për kandidatin e zonës së tyre.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...